Sllovakia, garanci Metes: Shqiperia i meriton vizat
Denis Dedej
Shqiperia e meriton liberalizimin e vizave me vendet e hapesires Shengen dhe ky vendim duhet te merret sa me shpejt. Ky eshte qendrimi i shprehur diten e djeshme, nga ministri i Puneve te Jashtme te Sllovakise, Miroslav Lajcak, ne nje takim te zhvilluar me homologun e tij shqiptar, Ilir Meta. Ne pritjen zyrtare qe iu rezervua ne Bratislave, zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme te Shqiperise, Ilir Meta, e njohu homologun sllovak me arritjet e Shqiperise ne procesin e integrimit evropian, dorezimin e Pyetesorit nga kryeministri Berisha dhe permbushjen e standardeve per liberalizimin e vizave. Per sa i perket ceshtjes se fundit, kreu i diplomacise shqiptare nenvizoi se vendi yne e meriton liberalizimin e vizave si nje ceshtje dinjiteti. Gjithashtu ai shprehu besimin se ky vendim do te merret se shpejti nga Bashkimi Evropian. Me tej, zyrtari i lart shqiptar vleresoi marredheniet e shkelqyera qe ekzistojne mes dy vendeve, tregues i qarte i te cilave eshte dhe hapja reciproke e ambasadave ne Tirane dhe Bratislave. Nga ana e tij, ministri i Puneve te Jashtme te Sllovakise, Miroslav Lajcak shprehu vleresimin e tij te larte per arritjet e Shqiperise ne rrugen e reformave dhe plotesimin e te gjithe kritereve qe kerkon liberalizimi i vizave.“Shqiperia e meriton vendimin per liberalizimin e vizave. Ky vendim duhet te merret shume shpejt”, mesohet te jete shprehur zyrtari i lart sllovak gjate takimit. Ai konfirmoi gjithashtu mbeshtetjen absolute te Sllovakise per integrimin e shpejte te te gjithe Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Evropian. Me tej, kreu i diplomacise sllovake vleresoi rolin shume konstruktiv qe luan Shqiperia ne rajon, si nje faktor paqeje dhe stabiliteti dhe shprehu bindjen se te dy vendet do te punojne se bashku per integrimin e plote te Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Evropian. Pas takimit ne Bratislave, zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta, mori pjese dje ne takimin jozyrtar te ministrave te Puneve te Jashtme te vendeve anetare te NATO-s, ne Talin, Estoni. Nder temat kryesore qe do te diskutohen gjate Ministerialit jane Operacioni ISAF i drejtuar nga NATO ne Afganistan, Koncepti i ri Strategjik i NATO-s, ceshtjet berthamore, mbrojtja raketore, reforma e NATO-s dhe zgjerimi i metejshem i Aleances. Mesohet se kreu i diplomacise shqiptare do te marre pjese gjithashtu edhe ne Konferencen e nivelit te larte “Lennart Meri”, si dhe do te zhvilloje takime dypaleshe me homologet e vendeve anetare te NATO-s, te Australise dhe Zelandes se Re.