Digjet nje magazine private ne Shkoze
Tirane-Flaket e zjarrit te rena paraditen e djeshme, kane shkrumbuar teresisht nje magazine private qe ndodhej ne Shkoze. Ngjarja ndodhi ne zonen e ish-pularise dhe si pasoje e flakeve u dogjen te gjitha materialet qe ndodheshin brenda ne magazine, por pa pasoja ne njerez. Zjarrfikeset qe mberriten ne vendin e ngjarjes vetem pak minuta pasi jane njoftuar, kane mundur te shuajne zjarrin. Burimet nga vendngjarja, bejne te ditur se magazina ishte ne pronesi te familjes Allmuca dhe ne te ndodheshin disa makina pune si dhe disa materiale te tjera te kesaj familje. Policia ka nisur hetimet per te gjetur shkaqet e ngjarjes, ndersa vlera e demeve duket se eshte e madhe.