Turqia kërkon krijimin e një zone tampon me Sirinë

Një përfaqësues i lartë i Departamentit amerikan të Mbrojtjes deklaroi për gazetën "Vatan" se krijimi i zonës tampon ka qenë një nga kërkesat që Ankaraja i ka dërguar aleatëve të NATO-s në takimin e Këshillit në Bruksel, i thirrur me rastin e rrëzimit të aeroplanit turk në hapësirën ajrore ndërkombëtare, të premten e kaluar nga ana e Sirisë.
Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan theksoi se regjimi sirian paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Turqisë dhe për këtë shkak Ankaraja ka kërkuar krijimin e zonës asnjanse në kufirin me Sirinë.
Televizioni "CNN-Turk" kujtoi me këtë rast se krijimin e zonës tampon për herë të parë e njoftoi gazeta britanike "The Independent" para disa muajve.
/Start/E.G/
2012-06-29 14:45