E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klosi: Listat e PD, black box i Berishës

Deputeti socialist Blendi Klosi i cili do të kandidojë në qarkun e Durrësit në zgjedhjet e qershorit, përballë deputetit demokrat Ferdinand Xhaferri është përballur ashpër me kundërshtarin e tij politik gjatë një debati televiziv. Duke bërë krahasimin mes dy listave PS-PD, ai e ka cilësuar këtë të fundit si blackbox, i Berishës. Sipas tij kjo listë është e mbyllur dhe nuk sjell asnjë risi, ndryshe nga lista e PS që në thelb të saj ka hapjen e debatit dhe të diskutimit, një risi që PS ka sjellë nëpërmjet këtyre listave. Përsa i përket çështjes së moskandidimit të liderit socialist në këto zgjedhje, Klosi ka theksuar se mund të ishte i pari në listë dhe do të ishte deputet, por është zgjedhje ndryshe që tërheq vëmendjen e qytetarëve. Nëse thoni se kemi frikë, ju mendoni se moskandidmi i Ramës është negativitet, ndërkohë ne e kemi pozitivitet. Ka marrë një kontratë me qytetarët e Tiranës që kërkon ta bëjë me të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Ashtu siç ka qeverisur Tiranën gjatë këtyre viteve, do të qeveris edhe Shqipërinë. Zgjedhja e Ramës është ofertë,  sepse kërkon të jetë përfaqësues i qytetarisë shqiptare. Qytetarët duan të shohin alternativën, theksoi Klosi. Sipas tij, opozita ka mëse dy vjet që bën dialogun me të rinjtë, të cilët kanë qenë pjesë e debatit, duke veçuar faktin se PS është përkujdesur që listat të jenë përfaqësuese dhe qytetarët të kenë besim tek programi shpresës që do të ndodhë dhe do të përfaqësohet në parlament nga një grup tepër i gjerë. Lista e PS-së është e ndërtuar kryesisht në mbështetje të filozofisë për të përfaqësuar të gjithë shqiptarët. PS në mënyrë publike ka bërë mbledhje të forumeve të saj, kemi bërë takime në të gjithë bazën, në çdo qytet e fshat të Shqipërisë për të marrë mendim për kandidaturat. E kam ditur shumë kohë më parë propozimin, për kandidat në qarkun e Durrësit, pasi vendimmarrja e PS ka qenë kryesia e PS që i vuri vulën listës, veçoi Klosi, duke shtuar se në këtë listë bëjnë pjesë njerëz të rij, elementë që nuk kanë lidhje me politikën. Përsa i përket emrave demokratë të larguar nga lista e PD, deputeti socialist ka theksuar se në listën e kësaj force politike nuk gjen kolegë që kanë thënë qoftë edhe një fjalë të kundërt për Berishën. Lista e PD kërkon dhe synon vetëm militantë të PD, lista e PS në Tiranë drejtohet nga një zonjë që përfaqëson vetveten, një njeri që është i lirë të thotë atë që mendon. Listat është fituese sepse ka elementë të spikatur të shtresave të shoqërisë dhe duhet të kenë besim tek ai program që do të paraqesim. Ndërtuesit biznesmenët, emigrantët duhet të gjejnë veten e tyre. Kjo Shqipëri ka nevojë të rindërtohet dhe kjo listë do e ndërtojë. Ka nevojë që një brez i ri politikanësh të qeverisë këtë vend, veçoi deputeti socialist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›