E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhaferri: Shyqyr që PD burgosi Delijorgjin, se PS do trakishte kandidat për deputet

Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferri ka akuzuar kryesocialistin Edi Rama se fshihet pas karriges së bashkisë dhe nuk del të përballet me zgjedhjet e parlamentare 2009. Gjatë një debati televiziv, Xhaferri ka denigruar listën e PS, e cila sipas tij përfshin emra që për shumë arsye nuk duhet të ishin brenda saj. Lista e PS, nuk ka të përfshirë kryetarin, ish kryetarin, ish kryeministrin Bufi. Ka krizë të plotë besimi. Vazhdon kriza e identitetit të partisë. Shyqyr që PD e futi Delijorgin në burg, se do e kishin Fidel Yllin, Dashnor Pezën dhe atë në listë, është shprehur Xhaferri për listën e PS, duke mos harruar edhe vonesën me të cilën u paraqit ajo. Është listë që erdhi 24 orë me vonesë. Mendoj se për të paraqitur një problematikë transferon problematikën që ka pasur, kemi pasur një PS pa një bosht, ka vijuar Xhaferri, sipas të cilit këndvështrimi i PD për listën ka qenë lista e lidhur me vizionin dhe reformat që duhet të ndërmarrë vendi. Ka 140 emra që nuk e kanë për turp të thonë se jam i PD në 2002, 2005, 2007. Lista është e qëndrueshme të shpreh vizionin e tyre. Lista e tyre thotë se nuk jemi PS e 2005, duke ekspozuar një problem tepër të madh që fillon nga lënia jashtë e Nanos dhe frika e Ramës. Berisha ka Pollon dhe Xhaferrin, që për vite të tëra kemi qenë kundërshtarë politikë, vlerësoi Xhaferri. Sipas tij të krahasosh listën e PD me të PS do të thotë të krahasosh të krahasueshmen dhe të pakrahasueshmen. E kemi nder që kryeministri i reformave është në krye të listës. Kryetari i tyre është pas lejeve të bashkisë. Kemi ruajtur qëndrueshmërinë e PD dhe kemi futur ekspertë të reformave. E kuptoj që jeni në vështirësi, por listën e ka bërë Rama. Lista e Ramës është listë laboratori, citoi më tej Xhaferri. Ndërkaq, i pyetur për përjashtimin e një sërë deputetësh aktualë të PD, Xhaferri është shprehur se ka ndodhur që në listën me 140 emra, 4-5 mund të mos jenë përfshirë. Tek këta kanë rënë dy kullat, Rama dhe Nano. Rasti i Ramës është i paparë. E vetmja shpresë që nuk i jep PS, është se ata që nuk do të fitojnë do të punësohen në bashki, ka përfunduar Xhaferri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›