“Gërdeci”, Gjykata e Lartë pranon padinë ndaj Mediut
TIRANE- Gjykata e Lartë ka pranuar padinë e 11 vjecarit Roxhers Durda i dëmtuar nga tragjedia e Gërdecit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Pak javë pasi Durda, e bashkë me të edhe e dëmuara tjetër Alketa Hazizaj depozituan padinë ndaj Mediut. Gjykata e Lartë ka vendosur të pranojë paditë ndërsa ka caktuar edhe kolegjin i cili do të gjykojë secilën prej tyre.
Kështu sipas njofimit të zyrës së shtypit të gjykatës së lartë Agjyqtarja Arjana Fullani do të kryesojë trupën gjygjësore për padinë e Roxhers Durdës, i cili një vit më parë humbi nga tragjedia edhe vëllain 7 vjecar Edisonin.
Ndërsa për padinë e Alketa Hazizaj, relator i cështjes do të jetë gjyqtari Andi Celiku.
(m.a/News24/BalkanWeb)