PDU, promemorie në BE për të drejtat e çamëve
Partia Drejtësi dhe Unitet (PDU) dorëzoi dje në selinë e shefit të Delegacionit Europian në Tiranë, Helmuth Lohan, një promemorie mbi zgjidhjen e çështjes çame. Ndërkaq, një protestë për të drejtat e popullsisë çame u organizua dje para zyrave të Komisionit Europian në Tiranë nga komuniteti çam në Shqipëri, me rastin e 9 dhjetorit, Ditës së Genocidit Botëror. Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, bëri të ditur se "sot, në Ditën Botërore kundër Genocidit, PDU kërkon dëmshpërblime për familjarët e viktimave, mundësi për të gjithë anëtarët e komunitetit tonë për të vizituar tokat dhe varret e tyre, restaurim të së drejtës së pronësisë, realizimin e të drejtës së rikthimit në tokat e tyre të të gjithë atyre që e duan këtë gjë, ndalimin e diskriminimit të ortodoksëve çamë që jetojnë në Greqi etj". Në vijim të deklaratës së tij, kreu i PDU-së, Shpëtim Idrizi, tha se "marrëdhëniet e mira fqinjësore mes Shqipërisë dhe Greqisë kalojnë nga një zgjidhje e drejtë e problemit çam", duke shtuar se "nëse ne nuk shohim asnjë përparim në këtë drejtim, do t‘i përshkallëzojmë protestat tona deri në plotësimin e tyre".
Deputetët e Partisë Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, dhe Dashamir Tahiri, deklaruan se nuk ka anëtarësim në Bashkimin Europian, pa u zgjidhur çështja e të drejtave të njeriut. Idrizi tha se qeveria duhet të dëgjojë kërkesat e tyre dhe të marrë masa. Këtë thirrje kanë përsëritur me pankarta në duar çamët e mbledhur para dyerve të KE-së. Pas protestës, Partia Drejtësi dhe Unitet (PDU), Klubi i Patriotëve të Rinj dhe Instituti i Studimeve Çamëria, në kuadrin e Ditës Botërore kundër Genocidit, dorëzoi në selinë e shefit të Delegacionit Europian në Tiranë, Helmuth Lohan, një promemorie mbi zgjidhjen e çështjes çame.