E Diel, 1 Nëntor 2026

Klosi: Nuk tërhiqemi nga kutitë e votimit



Socialistet ripërsëritën dje thirrjen për kryeministrin Sali Berisha që të marrë në konsideratë dy amendimet e depozituara në kuvend, gjatë seancës parlamentare. Deputeti Blendi Klosi tha se opozita nuk do të tërhiqet nga hapja e kutive për asnjë moment. "Partia Socialiste hodhi një hap të rëndësishëm duke u futur në Kuvend. Ishte ky një vendim i mirëmenduar i Partisë Socialiste për të hedhur këtë hap të parë, duke i dhënë kësisoj një shans maxhorancës për të filluar një orë e më parë së bashku një përpjekje serioze, për t'i dhënë fund krizës politike, institucionale e të demokracisë që është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Në emër të Partisë Socialiste i bëj dhe njëherë thirrje Sali Berishës që të mos e çojë kot me kokëfortësi këtë mundësi që po i jepet. Partia Socialiste është e vendosur t'i shkojë deri në fund kauzës së saj për transparencën e zgjedhjeve", u shpreh Klosi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›