E Diel, 1 Nëntor 2026

Montobio: Hyrja në Parlament hap pozitiv, aty të zgjidhet kriza



Ambasadori i Spanjës në Tiranë Manuel Montobbio, vendi i të cilit ka presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, e vlerëson një hap pozitiv futjen e opozitës në Parlament dhe dorëzimin nga ana e saj te dy nismave ligjore. Ai foli në Ora 20:00 në Alsat për lëvizjen më të fundit politike, në Tiranë. Sipas tij tani lidërshipi politik në Shqipëri ka mundësi të arrijë një marrëveshje dhe kjo duhet të ndodh në Parlament. Sipas ambasadorit maxhoranca dhe opozita duhet të përfitojnë nga kjo situatë në të kundërt vazhdimi i krizës do të jetë më kosto për vendin. “Hapi i ndërmarrë është një prej veprimeve që ne po kërkonim, dhe përbën një fakt pozitiv të cilin e përshëndesim dhe e përgëzojmë, pasi në çdo moment kemi thënë se ngërçi politik duhet të zgjidhet përmes dialogut dhe se vendi i dialogut është Parlamenti. Në këtë kontekst kjo na duket një gjë pozitive. Besoj që është pozitive sepse hap një dritare mundësish për zgjidhjen e krizës politike aktuale dhe në këtë kuptim rezultati i diferencave politike duhet të jetë një marrëveshje”, u shpreh ambasadori spanjoll. “Ne mendojmë, u shpreh Montobbio, se situata mund të zgjidhet vetëm në një mënyrë duke pasur vullnet politik për të bërë marrëveshje dhe atë duhet ta bëjë maxhoranca dhe opozita të tjerët janë ndërmjetësues.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›