E Diel, 1 Nëntor 2026

PS depoziton projektligjet në Kuvend



Deputetët socialistë Erion Braçe dhe Taulant Balla depozituan dje në sekretariatin e kryesisë së Kuvendit, 2 projektligjet me të cilat PS u prezantua gjatë hyrjes së saj në Parlament. Draftet mbajnë firmat e mbi 35 deputetëve dhe sipas dy dorëzuesve të tyre do të hyjnë automatikisht në rendin e punimeve, pa qenë nevoja për të ndryshuar kalendarin, ndryshimi i cili kërkon shumicë të cilësuar. Drafti i parë që mban autorësinë e sekretarit për çështjet ligjore, Fatmir Xhafa, është një amendim i ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”. Në nenin 17 të tij, PS-ja propozon që për hetimin e zgjedhjeve të përgjithshme ose vendore, shumica e anëtarëve të komisionit hetimor mund të vendosin hapjen e një apo disa kutive të votimit. Po ashtu parashikohet hapja e kutive për të rinumëruar fletët, për të verifikuar problemet e evidentuara gjatë pasqyrimit të rezultatit në tabelat përkatëse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›