Përmbytja e Tiranës, LSI,akuza për punën e bashkisë
• Tirana është gdhirë për të dytën ditë rresht e mbytur.
Ka mjaftuar rrebeshi i shiut të kësaj fillim pranvere, për të treguar se kolektorët dhe kanalet e ujërave të zeza të qytetit nuk funksionojnë. Sidoqoftë edhe në këtë rast, asnjë nga autoritetet nuk do të mbajë përgjegjësinë. Por duket se shiu i djeshëm ka rikthyer edhe një herë klimën e ftohtë politike mes PS e LSI. Ilir Meta, duke inspektuar zonën e “Komunës së Parisit”, i shoqëruar edhe nga këshilltarët bashkiakë të LSI, si dhe kreun e këshillit, Sokol Axhemi, kërkuan më shumë përgjegjshmëri nga bashkia për këto situata. Në fakt, në atë zonë, uji nuk kishte “pushtuar” vetëm rrugët, por edhe katet e para të banesave dhe bizneseve. Banorët u ankuan te përfaqësuesit e LSI, pasi kjo situatë ishte përsëritur disa herë dhe askush deri tani nuk e ka vënë ujin në zjarr. Ata akuzuan bashkinë për korrupsion dhe kërkonin dëmshpërblim për dëmet që u janë shkaktuar. “Ne do flasim edhe me përfaqësuesit e Bashkisë, edhe me përfaqësuesit e minibashkisë, por sigurisht edhe me këshilltarët e LSI-së në Bashkinë e Tiranës, që të merren masat për ndërhyrje në mënyrë urgjente për të shmangur këto pasoja, të cilat janë bërë kronike për këtë zonë, por edhe për të parë më mirë gjithë sistemin e këtyre punimeve”, premtoi Meta. Ai theksoi se situata të tilla nuk duhet të përsëriten më, jo vetëm në këtë zonë, por në të gjithë Tiranën. “Ne do të vijmë sërish këtu dhe me specialistët, edhe me inxhinierët që të zgjidhet kjo punë njëherë e mirë, në mënyrë që të parandalohet përgjithnjë ky fenomen tepër shqetësues për banorët e kryeqytetit”.
Përplasja
Në po të njëjtën kohë, akuzave të banorëve për neglizhencë të Bashkisë, nënkryetari i saj, Shalsi, iu shmang me kalimin e përgjegjësisë te qeveria. Edhe pse indirekt, ai pranoi që Bashkia menaxhonte kanalet, dhe kërkoi të shmangte përgjegjësinë, duke theksuar se është qeveria ajo që kryen investimet. Akoma më i çuditshëm ishte kalimi i fajit të ndërtuesit, që kishin kthyer bodrumet në biznese. “Bashkia bën vetëm mirëmbajtjen e rrjetit të kanalizimeve, ndërkohë që investimet direkte në të janë sot e gjithë ditën kompetencë e pushtetit qendror. Është punuar papushim për të normalizuar situatën në disa pika delikate të Tiranës. Mirëmbajta e kanalizimeve është kompetencë e jona, ndërkohë që zhvillimi i investimeve në kanalizime është përgjegjësi e qeverisë qendrore. Gjithashtu ajo që vihet re është kosto e abuzivizmit në ndërtime. Kemi bodrume të shndërruara në lokale. Kemi kate të para destinacioni i të cilave është deformuar”, ka theksuar dje Shalsi. Por e menjëhershme ka qenë akuza e Monika Kryemadhit, si anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës. “Kjo gjendje nuk duhet të vazhdojë më kështu, sepse të gjithë këta banorë të kësaj zone i paguajnë të gjitha taksat që i detyrohen bashkisë”. Kryemadhi theksoi se këtu është faji i Bashkisë, sepse kemi të bëjmë me mungesën e plotë të këtij rrjeti inxhinierik, pra të kolektorit të ujërave ku janë bashkuar ujërat e zeza me ujërat e bardha. “Kështu ne jemi sot këtu, sepse ne njerëzit na kanë votuar për të përfaqësuar interesat e tyre dhe nuk do lejojmë askënd të tallet me qytetarët e thjeshtë”.
Temperaturat do ulen sërish
Sipas specialistëve të shërbimit të meteorologjisë, moti i paqëndrueshëm do të na shoqërojë përgjatë gjithë kësaj jave. Reshje të dendura shiu e dëbore do zgjasin gjatë ditëve në vijim. Brenda 24 orëve temperaturat kanë rënë me 3-4 gradë, çka ka bërë që të rikthehet i ftohti në vend. Sot pritet të ndërpriten reshjet e dëborës, por temperaturat do të shënojnë një tjetër zbritje deri në 3 gradë. Sipas specialistëve të shërbimit sinoptik të forcave ajrore, moti do të përmirësohet disi ditën e enjte, kur pritet të jetë më i qëndrueshëm. Sinoptikanët sqarojnë se rrymat e ftohta të ajrit dhe reshjet e dendura të shiut e borës kanë përfshirë gjithë Evropën.