Klosi: Telefonat e drejtuesve opozitarë u përgjuan nga policia
Autori i Lajmit: Redaksia
Policia e Shtetit ka përgjuar telefonat e krerëve të partive opozitare. Një pohim i tillë është bërë nga ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi. Pikërisht detyra e tij e mëparshme duket se i ka ardhur atij në ndihmë për të kuptuar se ashtu siç pretendonin deputetët socialistë, makina e vendosur në oborrin anash kryeministrisë ishte e pajisur me të gjitha aparaturat e nevojshme për të bërë të mundur përgjimin e telefonave. Madje sipas Klosit, këtë dyshim e përforcon edhe fakti që makina me antena u largua kur u vu re nga protestuesit. Sipas Klosit, kjo është shkelje e Kushtetutës, pasi cenohen të drejtat e njeriut. Sipas tij, ky veprim është dhe antiligjor pasi në rast përgjimi duhet të ketë një vendim gjykate. Kanë qenë drejtuesit socialistë që në ditën e dytë të protestës kanë vënë re makinën. Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka akuzuar Kryeministrin Sali Berisha se po përgjonte telefonat e tyre dhe mjeti që faktonte këtë sipas ish-ministrit të Drejtësisë, njëkohësisht sekretar për Çështjet Ligjore në selinë rozë, ishte pikërisht një makinë që u instalua në oborrin e Kryeministrisë. Kanë mjaftuar vetëm pak minuta dhe protestuesit janë drejtuar për tek makina e dyshuar si me përgjues, duke e qëlluar atë me vezë, çka është pasuar me pas me largimin e saj. Por nga ana tjetër policia ka kundërshtuar deklaratat e bëra nga Xhafaj. Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë siguroi se “Policia e Shtetit nuk ka vendosur automjete, apo pajisje përgjuese, për monitorimin apo kontrollimin e kësaj proteste. Këtë pohim, Alma Katragjini, zëdhënëse e Policisë së Tiranës, e përforcoi edhe me faktin se “vendosja e pajisjeve të tilla nuk është në procedurat standarde të Policisë së Shtetit, për monitorimin e tubimeve apo manifestimeve". Nga ana tjetër, Katragjini tha se në zbatim të ligjit, Policia e Shtetit, ka marrë të gjitha masat për garantimin e zhvillimin normal të këtij tubimi. Kurse vlerësoi se deklarata të tilla, nuk i shërbenin zhvillimit normal të aktivitetit, sigurimit të rendit dhe sigurisë publike, por bëhen shkak për destabilizimin e situatës.
Ky lajm është publikuar: 23/11/2009