Leskaj: Do ta përshkallëzojmë protestën
Autori i Lajmit: Redaksia
Deputetët socialistë që morën pjesë në protestë masive për hapjen e kutive të votimit theksojnë se protesta do të përshkallëzohet. Edhe pse nuk japin detaje për mënyrën sesi PS do të vazhdojë të protestojë pas mbylljes së protestës së djeshme për kutitë e votimit, zëra kryesorë në Partinë Socialiste shprehen se ka një plan konkret për të realizuar qëllimin e tyre. “Kjo nuk është mbyllja e protestës, por është fillimi i ri. Njerëzit kanë ndenjur këtu 3 ditë rresht dhe na kanë kërkuar të mos ndërpresim protestat. Do ketë ndonjë ndërprerje ditore, por sërish do të ketë protestë”,- tha Valentina Leskaj. Ajo ka pohuar se çdo detaj do të bëhet i ditur në ditët në vazhdim. “Përveç protestës masive, kjo padyshim është një protestë që i adresohet jo vetëm të drejtave të shqiptarëve për të drejtat e votës, por protestë që synon ti japë fund korrupsionit, varfërisë e të gjitha problemeve që i marrin jetën sot padrejtësisht shqiptarëve. Ka një plan, për protestën, por çdo hap që ka të bëjë me ecurinë e këtij kundërshtimi të madh ndaj Qeverisë së pavotuar, do ecë sipas një plani konkret. Do ta bëjmë të ditur të gjithë zhvillimin e protestës. Sot e përfundojmë këtu këtë protestë që theksoj është vetëm fillimi. Protesta që kërkon hapjen e kutive do të vazhdojë”, - tha ajo.
Ky lajm është publikuar: 23/11/2009