E Diel, 1 Nëntor 2026

Klosi në Maminas: Qeveria e re do të ndalojë TEC-et

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, në Qarkun e Durrësit, Blendi Klosi, në kuadër të takimeve më banorët për fushatën elektorale, është ndalur në fshatin Maminas. Klosi është njohur me problematikën e madhe që kanë njerëzit aty, ku edhe pse ndodhen vetëm pak kilometra larg kryeqytetit dhe kryeministrisë, nuk ka patur asnjë lloj mbështetje nga ana e shtetit. Blendi Klosi, u ka premtuar banorëve, se pas 28 qershorit, me qeverinë e re të drejtuar nga Partia Socialiste, të gjithë fermerët, mjekët, arsimtarët, do të kenë më shumë dinjitet, falë politikave mbështetëse të programit të ri qeverisës. Maminasi vazhdon të ngelet një zonë e begatë. Një zonë e begatë që nuk ka pasur në asnjë rast kujdesin e shtetit, një zonë e begatë e cila është pafytyrësish për të gjithë politikanët e sotëm e pambuluar me sistemin vaditës. Një zonë e cila megjithëse  prodhon toka shumë, shumë shpejt mund të shndërrohet në një tokë e pa prodhueshme nëse do ngrihet TEC-i me qymyr. Kush nga lista e PD-s do ua kundërshtoje TEC-in me qymyr? Askush, sepse asnjëri nga ata nuk është qytetar i lirë, ndërsa lista jonë është e përbërë me njerëz të lirë të cilët janë në kundërshtim të hapur me interesat e atyre që duan të shkretojnë këtë tokë të begatë. Prandaj, të nderuar miq, ne nuk jemi këtu në fushatë elektorale vetëm për të, jo vetëm për të kërkuar votat tuaja, u shreh Klosi gjatë fjalës së tij. Më tej, ai deklaroi se socialistët janë në këtë fushatë elektorale për të ndryshuar Shqipërinë, janë në këtë fushatë elektorale për tu ngritur shpresën qytetarëve që kjo Shqipëri mund të ndryshojë për më shumë dinjitet. Më shumë dinjitet për fshatarin shqiptar, me shumë dinjitet për fermerin shqiptar, më shumë dinjitet për biznesmenin, më shumë dinjitet për arsimtarin, më shumë dinjitet për të gjithë ata të cilët kërkojnë të jetojnë në shek. 21-të, ashtu siç ju takon shqiptarëve të cilët kërkojnë që në shek.21-të të jetojnë me një frymë evropiane, të cilët kërkojnë në shek. 21-të të mos mbyten nga tymi që del nga një fabrike nga një TEC, i cili nuk mund të zhvillohet në asnjë vend tjetër përveç në Shqipërinë e Sali Berishës. Prandaj të dashur miq, ne ua kërkojmë votën jo për të bërë një qeveri dhe për të ndryshuar një qeveri, theksoi Klosi. Sipas tij, Partia Socialiste ua kërkon votën për të ndryshuar një politikë dhe kjo nuk mund të bëhet vetëm. Ato që ju premtojmë, ato do të mbajmë. Ne duam votën tuaj për të punuar, për të ndryshuar Shqipërinë, për të ndryshuar atdheun tonë, përfundoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›