E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bordi i Monitorimit, sherr për pasqyrimin e fushatës

Bordi i Monitorimit të Medias, sipas anëtarëve të Partisë Socialiste ka dallime në vendimmarrje për sa i përket matjes së minutazhit së disa prej kronikave audiovizive të shfaqura ditët e fundit në median elektronike. Bordi i Monitorimit i ngritur pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shqyrtoi dhe miratoi me shumicë votash 4 me 3 vendimin me pikat si më poshtë: 1-Deklarimet e Ministrisë së Brendshme lidhur me të dhënat për procesin e aplikimit dhe prodhimit të kartave të identitetit do të konsiderohen kohë qeveritare. Deklarimet jashtë këtij institucioni nga cilido subjekt politik lidhur me çështjen do të quhet kohë fushate. Ndërsa tre anëtarët e Bordit Iris Luarasi, Shyqyri Meka dhe Hamdi Jupe mendojnë që në bazë të balancimit dhe profesionalizmit në lajme kronikat që janë transmetuar në lajme në lidhje me debatin Islami (PS) dhe Nishani (Ministri e Brendshme PD) për kartat e identitetit duhen quajtur të dyja fushatë ose të dyja nuk duhen numëruar në kohën e partive respektive. Vota jonë është bazuar edhe në pikën 3 të Nenit 81 për edicionet informative të radiotelevizionit publik si dhe në pikën b të Nenit 84 për fushatën zgjedhore në radiot dhe televizionet private. Ne mendojmë se kartat e identitetit janë pjesë e infrastrukturës që lidhet drejtpërsëdrejti me fushatën zgjedhore dhe si rrjedhim kjo kohë duhet ti faturohet titullarit të institucionit. , u shpreh Iris Luarasi. 2-Koha televizive për ceremoninë e përurimit të tunelit të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash të konsiderohet kohë qeveritare. Edhe për këtë pikë tre anëtarët e Bordit Iris Luarasi, Shyqyri Meka dhe Hamdi Jupe mendojnë që ceremonia e tunelit duhet konsideruar fushatë e Partisë Demokratike nisur nga fakti se ceremonia e përurimit u shoqërua me flamuj të PD, me sloganin e fushatës së PD Shqipëria po ndryshon. 3-Minutazhi i kronikave në dispozicion të çështjes së kartave të identitetit dhe segmentit rrugor Durrës-Kukës të datës 31 maj 2009 të llogariten në veçanti dhe ti vihen në dispozicion Bordit Të Monitorimit të Medias. 4- Sipas pikës 8, paragrafi 2 i Nenit 84 për fushatën zgjedhore në radiot dhe televizionet private Reklamat e institucioneve publike llogariten në kohën e subjektit politik, të cilit i përket titullari i institucionit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›