E Shtunë, 31 Tetor 2026

KSHH: Asnjë zgjedhës të mos mbetet jashtë listave

Komiteti Shqiptar i Helsinkit u bën thirrje të gjithë zgjedhësve, madje edhe atyre që janë njohur më parë me listat paraprake të zgjedhësve, që të shkojnë dhe të njihen me listat përfundimtare të votuesve. Sipas Kodit Zgjedhor, Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor, jo më vonë se data 3 qershor 2009, në një vend publik dhe me hyrje të lirë, duhet të shpallin listat përfundimtare të zgjedhësve. Kjo është mundësia e fundit për të qenë të sigurt se emri i figuron në listë, dhe ditën e votimit ju mund të ushtroni lirisht të drejtën kushtetuese për të zgjedhur. Nëse ju do të konstatoni se emri juaj nuk figuron në listën përfundimtare, keni të drejtë që deri një ditë para datës së votimit, ti drejtoheni gjykatës me anë të një kërkese. Kësaj kërkese duhet ti bashkëngjisni një dokument nga zyra e gjendjes civile se ju jeni banor i njësisë përkatëse të qeverisjes vendore dhe një vërtetim nga KZAZ-ja se ju, nuk figuroni në listën përfundimtare të qendrës suaj të votimit, shprehet KSHH-ja. Sipas KSHH-së, me vendimin që do të marrë gjykata në favorin e zgjedhësve, nuk do të kenë asnjë pengesë që të ushtrojnë të drejtën e votës. Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Zgjedhjet e 28 qershorit 2009 i konsideron të një rëndësie të veçantë. Ajo shprehet se pjesëmarrja sa më e gjerë në këto zgjedhje do të tregojë pjekurinë dhe vendosmërinë e popullit tonë për një të ardhme më të mirë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›