Meta: Berisha, larg duart nga fletët e votimit

Kreu i LSI apel PD e PS për mosshtyrjen e zgjedhjeve
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ftoi publikisht kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kryeministrin Sali Berisha për një debat, lidhur me programin qeverisës për vendin për katër vitet e ardhshme. Meta ka kërkuar nga dy partitë e mëdha PD-së e PS-së, që të mos shtyjnë zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit. Duke iu referuar situatës së pajisjes së qytetarëve me karta identiteti, kreu i LSI-së, gjatë një konference për shtyp në selinë e partisë që ai drejton, ka vlerësuar se vetmja gjë që nuk duhet të ndodhë është shtyrja e zgjedhjeve. Për këtë arsye, Meta ka kërkuar që të merren masa për të gjetur një zgjidhje për kartat, brenda tre javëve të mbetura. Si Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, jam i hapur përpara të gjithë mediave dhe në çdo kohë për të debatuar në mënyrë civile dhe me argumente si me Kryetarin e Partisë Demokratike, Kryeministrin në largim, Berisha, ashtu dhe me kandidatin për Kryeministër nga Partia Socialiste Rama, lidhur me programin qeverisës për vendin për katër vitet e ardhshme, deklaroi Meta. Ai vlerësoi se duhet gjetur çdo zgjidhje për të realizuar standarde sa më të pranueshme me 28 Qershor, duke u shprehur se çdo shtyrje e datës së zgjedhjeve jo vetëm që do të ishte një diskreditim i Shqipërisë në planin ndërkombëtar, por mos të harrojmë që kriza ekonomike sa vjen dhe shtohet për shkak të vendimeve të papërgjegjshme të Kryeministrit Berisha dhe do të kishim një krizë vërtetë komplekse, e cila nuk do të ishte larg asaj të vitit 97. Këtu ai apeloi se çdo gjë duhet bërë brenda këtyre tre javëve. Veç të tjerave, Meta deklaroi se Sali Berisha nuk duhet ta zgjasë dorën drejt qendrave të votimit në 28 Qershor, sepse është nën një vëzhgim shumë të fortë ndërkombëtar. Nisur nga raporti i fundit i USAID, për sa i takon pasqyrimit të kësaj fushate nga mediat, dua të shpreh shqetësimin për njëanshmërinë që tregohet nga disa media nën presionin e disa forcave të caktuara politike, gjë që ka cenuar standardet e një fushate demokratike, transparente dhe të hapur për opinionin publik. Qytetarët duhet të vlerësojnë dallimet midis forcave të ndryshme politike, argumenteve që ata ballafaqojnë me njëra- tjetrën, gjë që do ti ndihmonte të gjithë qytetarët për të bërë zgjedhje më të mirë sipas vullnetit të tyre në 28 Qershor, tha Meta. Më tej, ai u kërkoi të gjitha mediave që të ruajnë profesionalizmin e tyre, të ruajnë sa më shumë të munden pavarësinë e tyre dhe të jenë të hapura, në mënyrë që sa i takon aspektit mediatik dhe informativ zgjedhjet e 28 qershorit të kenë një standard sa më të pranueshëm. Në këtë drejtim, sipas tij, Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë dhe mbetet gjithnjë e hapur për të bashkëpunuar me të gjitha mediat, por njëkohësisht për të ballafaquar programin e saj dhe prioritetet e saj me të gjitha forcat politike dhe kuptohet në radhë të parë me Partinë Demokratike apo Partinë Socialiste. Për sa i përket rasteve ku në disa komuna ka pasur probleme me procesin e kartave të identitetit dhe mundësisë për të shtyrë zgjedhjet në shtator, Meta u shpreh se dy forcat e mëdha kanë pasur katër vjet kohë për të bërë Reformën Zgjedhore dhe për të zgjidhur problemin e kartave. Kemi që në janar, që ju kërkojmë të gjejnë një zgjidhje konsensuale për çështjen e kartave. Nuk duhet të na turpërojnë që të shtyjmë zgjedhjet, apo ti dështojnë ato tani që jemi dhe vend anëtar i NATO-s, sepse do të diskreditonim edhe NATO-n, si një aleancë që pranon vende të papërgatitura për demokraci dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndaj, duhet gjetur çdo zgjidhje për të realizuar standarde sa më të pranueshme me 28 Qershor, sepse çdo shtyrje e datës së zgjedhjeve jo vetëm që do të ishte një diskreditim i Shqipërisë në planin ndërkombëtar, por mos të harrojmë që kriza ekonomike sa vjen dhe shtohet për shkak të vendimeve të papërgjegjshme të Kryeministrit Berisha dhe do të kishim një krizë vërtetë komplekse, e cila nuk do të ishte larg asaj të vitit 97. Prandaj çdo gjë duhet bërë brenda këtyre tre javëve, tha Meta. Së fundmi, ai theksoi se nuk duhet të synojë asnjëra palë të sajojë sebepe, për të prishur zgjedhjet dhe as Sali Berisha nuk duhet ta zgjasë dorën drejt qendrave të votimit në 28 Qershor, sepse është nën një vëzhgim shumë të fortë ndërkombëtar, dhe në rast se zgjat dorën do ti ngelen zgjedhjet në dorë, çka do të ishte shumë e rëndë për të, por edhe për vendin tonë.