E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kloze: Podolski, më i fortë se Ronaldo

Lëvdata të mëdha për Podolskin. Sulmuesi i Kombëtares gjermane, Miroslav Kloze, e konsideroi punën e kryer nga shoku i tij i ekipit kundër Polonisë më të madhe se ajo që bëri superstari portugez Kristiano Ronaldo.
"Ronaldo është i rëndësishëm në fazën ofensive, por ai nuk luan shumë pas. Në të kundërt, me atë që bëri Luka kundër Polonisë, tregoi se vlen më shumë".
"Mënyra sesi ai punoi në fazën mbrojtëse dhe në sulm, ishte sensacionale. Kaq mirë unë nuk e kam parë kurrë", e lavdëroi 30-vjecari Kloze, Poldin gjatë një interviste për "Spiegel Online".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›