Mediat franceze: Nasri vuan mungesën e një Lorik Cane

"Franca nuk mund të presë më për të shënuar". Ky ishte mesazhi i përgjithshëm i faqeve franceze pas barazimit pa gola me Rumaninë (0-0) në ndeshjen hapëse të Grupit C. Në zhgënjim total nga ekipi i përzgjedhur nga trajnerët si më i miri dhe fituesi i mundshëm i Europianit.
Në qendër të kritikave ka qenë edhe talenti i Olimpikut të Marsejës, Samir Nasri, i futur si zëvendësues. "Hyrja e Samir Nasri, edhe pse vetëm për disa minuta, solli gjallëri në lojën e mesfushës franceze", - shkruan faqja franceze lapagedessports.com.
"Do të ishte mirë ta imagjinonim atë në një organizim tipik të Olimpikut të Marsejës gjatë sezonin të kaluar, kur olimikasi i ri zhvillohejn pranë rikuperimeve të topit të kryer nga Lorik Cana, i cili kryente në punë të madhe mbrojtëse, ndërkohë që Frenk Riberi zinte krahun e djathtë, për t'i dhënë mundësi kreativitetit të nevojshëm".
Edhe një lajm për Canën. Në një sondazh të kryer nga faqja sportive franceze, lephoceen.fr, në lidhje me gjykimin e mbështetsve të Marsejës ndaj Lorik Canës (cdo lojtar ka sondazh të vecantë ditë pas dite), për mesfushorin shqiptar, njëherësh edhe kapiten i ekipit marsejez, 97.7 për qind e votuesve janë shpehur se duan ta shohin si titullar, 1.1 për qind si zëvendësues, 0.2 për qind si një lojtar që duhet huazuar dhe 0.3 për qind, për të cilin ekipi nuk ka nevojë.