Klubi i Basketbollit Kosova e Vushtrrisë, befasia e sezonit
Vushtrri, 25 Janar NOA/ Hajdin Islami - Në
ndeshjen e xhiros së 16 të TechnoMarket Superligës së Republikës së Kosovës në
Basketboll, në Palestrën e Sporteve Jeton Tërstena-TOTA në qytetin e
Vushtrrisë, edhe një herë Klubi i Basketbollit Kosova e Vushtrrisë ka
dëshmuar se është klub që di të sjellë risi në basketbollin kosovar.
KB Kosova e Vushtrrisë arriti që të mposhtë KB
Trepçën nga Mitrovica me rezultat të ngushtë 75:73.
Fitorja e mbrëmshme e djemve me fanella bardh
e kaltër nga Vushtrria, nga njohësit e mirë të basketbollit të Kosovës është
cilësuar si befasi e sezonit.
Pas kësaj fitoreje KB Kosova e Vushtrrisë, me
gjithsejtë 22 pikë zë vendin e pestë të renditjes tabelore në Basketbollin e
Kosovës.
Klubi i Tifozëve Forca ashtu sikurse edhe në
ndeshjet e tjera sportive bëri një atmosferë tejet interesante.
h.i/NOA