Obama premton: Luftë papunësisë

Uashington, 26 Janar - Presidenti i Shteteve
të Bashkuara Barak Obama premtoi sot përgjigje të pandërprerë ndaj humbjes së
vendeve të punës, për të cilën tha se po bëhet epidemike.
Në një ngjarje ku e shpalli paketën e kredive dhe masave tjera për shtresën e
mesme, Obama tha se buxheti i ardhshëm do të pasqyrojë fokusin për zhvillimin e
familjeve të thjeshta.
Krijimi i pandërprerë i vendeve të mira të punës është gjëja më e rëndësishme
që mund ta bëjmë për ta ringritur shtresën e mesme, tha Obama i cituar nga
Evropa e Lirë.