E Diel, 1 Nëntor 2026

Greenpeace, ndal uranit në Francë

Paris, 26 Janar - Për të penguar transportin e
materialeve atomike për në Rusi, anëtarë të organizatës ndërkombëtare
ambientaliste, Greenpeace, kanë lidhur veten në shinat e trenit në veriperëndim
të Francës.

Në materialet nukleare, bëjnë të ditur
aktivistët, bëhet fjalë për mbetje atomike, të cilat transportohen fillimisht
në portin e Cherbourg për t'u dërguar më pas me anije për në Rusi.

Sipas të dhënave të koncernit atomik francez,
Areva, të cilave i referohet radio DW, bëhet fjalë në fakt për uran, i cili
pasurohet fillimisht në Rusi, në mënyrë që të përdoret për prodhimin e ndezësve
në Francë.

Greenpeace thotë se që nga viti 2006, rreth 33
tonë uran janë dërguar për në Rusi, por në fakt 3100 tonë janë kthyer sërish në
Francë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›