Asnjë i mbijetuar nga avioni Boeing 737-800

Video:
swfobject.embedSWF('http://www.youtube.com/v/XNyIaFTPBxU','avreloaded0','300','240','9.0.28','/plugins/content/avreloaded/expressinstall.swf',
false,{wmode:'opaque',bgcolor:'#FFFFFF'},{id:'p_avreloaded0',styleclass:'allvideos'});
Bejrut, 25 janar NOA - Rezultojnë të vdekur të
gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi i avionit Boeing 737-800 i kompanisë ajrore
Ethiopian Airlines të Etiopisë, i cili numëronte 90 udhëtarë dhe anëtarë të
ekuipazhit, që u rrëzua në Detin Mesdhe, pak kohë pasi është ngjitur në
lartësi. Lajmi bëhet i ditur nga drejtori i aeroportit libanez.
Në listën e pasagjerëve ishin 58 libanezë
(katër prej të cilëve me pasaporta britanike), 22 nga Etiopia, një irakian, një
sirian dhe një shtetase franceze, Maria Sanchez Pietton, gruaja e ambasadorit
të Francës në Liban.
Ndërkohë ka filluar nxjerrja e trupave dhe
vazhdojnë operacionet e shpëtimit me helikopterë dhe varka civilë dhe
ushtarakë, të mbështetur nga anijet e UNIFIL, forcat e OKB-së të vendosura në
Libanin e jugut, me pjesëmarrjen edhet 2.000 helmetave blu italiane.
Autoritetet qipriotë, gjithashtu po marrin
pjesë në operacionet e shpëtimit.
Ende shkaqet e fatkeqësisë janë të pasigurta,
për momentin mendohet si shkak i stuhive të forta që ka goditur ditët e fundit
gjithë Libanin.
Presidenti i Republikës, Michel Suleiman, ka
përjashtuar publikisht idenë se është një akt sabotimi, ndërsa kryeministri
Saad Hariri ka shpallur ditën e zisë kombëtare.
Ministri i Arsimit Hassan Mneimneh u ka bërë
thirrje ndërkohë të gjitha shkollave, publike dhe private, të ndërprisnin
mësimin dhe të dërgojnë nxënësit në shtëpi.
Sipas raporteve të para nga Ghazi Aridi,
Ministri i Transportit libanez, Boeing 737-800 u përplas tre km e gjysmë larg
bregdetit libanez, përballë zonës Naama, rreth dhjetë kilometra në jug të
Beirutit, por rrezja e përpjekjeve të operacione të shpëtimit është shtrirë
deri në dymbëdhjetë milje larg kontinentit.
Aksidenti ndodhi rreth orës 2:30 (1: 30 sipas orës sonë lokale): "Nga
kulla e kontrollit Bejrut u tha se kanë humbur kontrollin me pilotin e avionit,
menjëherë pas ngjitjes dhe pa ditur arsyen," tha Ministri Aridi.
Dëshmitarë të cituar nga mediat lokale thanë
se kanë parë "një top të zjarrtë të bjerë në det.
Kjo përplasje ndodh rreth një muaj pas vdekjes
së gjashtëdhjetë marinarëve, nga mbytja e një anijeje mallrash panameze në
bregdetin libanez përballë portit verior të Tripolit.
Dhe në këtë rast shkaku i aksidentit ishte
moti i keq.