Tre autobomba në qendër të Bagdadit, regjistrohen viktima

Bagdad, 25 Janar NOA Të paktën 11 persona
kanë vdekur dhe 21 të tjera kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimeve të
njëpasnjëshme që tronditën sot qendrën e kryeqytetit iraken.Sipas autoriteteve, incidentnet tragjike erdhen pasi tre shpërthime të fuqishme
kanë tronditur sot qendrën e Bagdadit.
Policia irakiane konfirmoi vdekjen e njëmbëdhjetë
civilëve dhe plagosjen e 21 të tjerëve.
Shpërthimi i parë ka ndodhur në orën 15.40
(sipas orës lokale) afër hotel
Palestine dhe Sheraton e ndjekur nga dy shpërthim të tjera pas disa
minutash në rrugën Abu Nawas Street përballë Green Zone, zonës së sigurisë
së lartë.
Re të mëdha tymi kanë mbuluar qiellin e
kryeqytetit, raportojnë mediat vendase.