E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjukanoviç: Raportet diplomatike pro realitetit politik

Podgoricë, 26 janar, NOA Vendosja e marrdhënieve
diplomatike mes Malit të Zi dhe Kosovës u realizua në respektim të realitetit
politik, i cili tashmë është e pamundur të ndryshohet. Një deklaratë të tillë e
ka bërë për mediat e rajonit, kryeministri malazez, Milo Gjukanoviç. Sipas tij,
me rastin e vendimit për Kosovën kanë mbisunduar vlerësimet se kjo duhet bërë
pasi i tillë paraqitet edhe realiteti politik në Ballkan.

Sipas Gjukanoviç, Mali i Zi kishte planifikuar
marrëdhënie diplomatike me Kosovën edhe më herët, por këtë e nuk e ka bërë për
shkak të respektimit të informacioneve që mbërrinin nga Beogradi.

Ai ka thënë se për Beogradin ishte e
rëndësishme që në këtë plan të mos bëhet asgjë derisa të mos paraqiten
argumentet për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare
të Drejtësisë në Hagë.

Por meqë kjo fazë përfundoi, ai ka vlerësuar se
Mali i Zi ka konsideruar që duhet vepruar në pajtim me atë që paraqet implementim
të përgjegjshëm të një vendimi të cilin e kemi marrë para një viti e disa muaj.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›