Çelet Forumi anti-Davos
Porto Alegre, 26 Janar NOA - Në qytetin
brazilianojugor, Porto Alegre, është hapur "Forumi Social Botëror".
Takimi, që zgjat deri ditën e premte, e quan veten takim kundër forumit botëror
ekonomik, të Davosit.
Këtë vit forumi social nuk është organizuar më
nga një qendër, por shumë ende marrin pjesë me aksione të ndryshme.
Sindikalistë, përfaqësues të kishës,
kundërshtarë të globalizimit dhe politikanë kërkojnë të bëjnë bilancin e punës
së tyre dekadën e kaluar dhe të diskutojnë si në forumet e kaluara, për
alternativat kundër projekteve neoliberale të shoqërisë.
"Forumi Social Botëror" është
krijuar në vitin 2001 në Porto Alegre. Këtë vit në të marrin pjesë 20 mijë
vetë. /dw/