E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shenon Kapllani fiton Paderborni

Bundesliga 2

Edmond Kapllani dhe Paderborni i tij kanë marrë dje një fitore të rëndësishme në transfertë, në takimin e vlefshëm për javën e 17 të Bundesligës 2 gjermane ndaj Mynih 1860. Takimi i luajtur në shtëpinë e këtyre të fundit është mbyllur me rezultatin e ngushtë 1-0 në favor të ekipit të sulmuesit shqiptar. Por ajo që e bën edhe më të bukur këtë triumf ka të bëjë me faktin se goli i vetëm është shënuar pikërisht nga Kapllani. Në minutën e 22, një gjuajtje e njërit prej shokëve të skuadrës së futbollistit kavajas është ndalur brenda zonës me dorë nga një prej mbrojtësve kundërshtarë dhe gjyqtari nuk ka nguruar të drejtojë gishtin nga pika e 11-metërshit. Trajneri i Paderbornit ia besoi atë Kapllanit, i cili e ktheu në gol. Vetëm pak minuta ka pasur dhe një rast tjetër të mirë për të dyfishuar rezultatin. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi luajti për 82 minuta si titullar, më pas u zëvendësua nga Jansen. Me këtë fitore skuadra e shqiptarit ngitet në kuotën e 21 pikëve në vendin e 12 në klasifikim, duke iu shmangur fundit të tabelës. Ky është goli i pestë për Kapllanin në këtë sezon, ndërkohë që është i 36 për të që nga momenti që ai ka zbarkuar në kampionatin gjerman mes Bundesligës 1 dhe 2, ku numëron gjithsej 152 ndeshje të luajtura.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›