UEFA kerkon fakte per manipulimin
Lajmi për manipulimin e mundshëm të ndeshjes Bokum-Energi Kotbuz të vitit 2009 nga mafia shqiptare ka bërë shumë bujë në Gjermani. Menjëherë më pas ka ardhur edhe reagimi i organit më të lartë të futbollit në kontinentin tonë, UEFA-s, i cila kuron faktet për të vërtetuar trukimin e supozuar. Kjo histori u rihap për shkak të zbardhjes së përgjimit nga antimafia italiane e një bisede mes bosit të mafies italiane Françesko Avalone, dhe futbollistit Kristian Biankone (33 vjeç) më 2 mars 2009. Futbollisti Biankone në fund e ka mbyllur bisedën me fjalinë që supozonte se trukimi i ndeshjes Bokum-Energie Kotbuz 3-2 (28 shkurt 2009) ishte “vepër mjeshtërore e shqiptarëve”. Për këtë qëllim Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka hapur një hetim, ku momenti më i dyshueshëm është ai i dhënies së penalltisë për Bokumin në minutat e fundit. Sikurse bënë të ditur dje mediat gjermane, DFB ka këmbëngulur se “nuk ka asgjë të pazakontë” në momentin e dhënies së 11-metërshit në këtë sfidë, “është i rregullt”. Këtë e bëri të ditur shefi i departamentit të gjyqtarëve Lutz Mikael Frëhlish, i cili theksoi se DFB po merret seriozisht me këtë çështje dhe po mbledh të gjitha informacionet e nevojshme, por pretendon se për momentin “akuzat janë të paqarta”.