Anzhi, superofertë Gus Hidinkut
Ish-menaxheri i Çelsit, Gus Hidink ka marrë një ofertë prej 66 milionë stërlinash për të drejtuar skuadrën ruse Anzhi Makhaçkala, ka bërë të ditur e përjavshmja angleze “Mail on Sunday”. Pas dështimit në përpjekjet për angazhimin e Zhoze Murinjos, Anzhi thuhet se ka kthyer vëmendjen te Hidink, aktualisht selektor i Turqisë, dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë kontratë trevjeçare me pagë prej 22 milionë stërlinash në vit. Mirëpo, për të biseduar me Hidinkun, Anzhi duhet të pret përfundimin Euro 2012.