E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali, gati 35 mln për Suarezin

Sulmuesi i Liverpulit, Luis Suarez, është duke u monitoruar nga Real Madrid që planifikon të paraqesë një ofertë prej rreth 35 milionë stërlinash për uruguaianin gjatë afatit kalimtar të janarit, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle “El Mundo Deportivo”. Presidenti i Realit Florentino Perez synon të sjellë një sulmues me emër në janar dhe Zhoze Murinjo thuhet se ka vendosur të mos e ndjekë më talentin e Santosit, Nejmar dhe 24-vjeçari nga “Anfield Road” kryeson në listën e kërkesave të strategut portugez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›