E Diel, 1 Nëntor 2026

Bullgari, Mateus rrezikon shkarkimin

E ardhmja e Lotar Mateusit si trajner i Bullgarisë është e rrezikuar seriozisht vetëm një muaj pasi gjermani rinovoi kontratën e tij deri më 2013. “Duhet ti japim fund kësaj rrëmuje” tha zv/presidenti i Federatës Bullgare të Futbollit, Jordan Leçkov për mediat lokale të dje. “Lubo Pened duhet të jetë trajner i ekipit për katër vitet e ardhshme dhe ai nuk duhet të preket gjatë kësaj periudhe” shtoi Leçkov. Mateus është nën presion pas humbjeve të fundit në kualifikime për Euro 2012 nga Anglia (3-0) dhe Zvicra (3-1).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›