E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Jashtëm turk mbërrin sot në Prishtinë

Prishtinë -Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Ali Babaxhan do të mbërrijë sot në Kosovë, në një vizitë zyrtare në krye të një delegacioni të madh turk. Babaxhan do të mbërrijë gjatë mbrëmjes në aeroportin e Prishtinës, ndërsa gjatë ditës së nesërme do të nisë axhenda e takimeve zyrtare. Gjatë mbrëmjes, ministri turk do të darkojë me homologun e tij kosovar Skënder Hyseni. Hyseni i ka deklaruar medias turke se pret që marrëdhëniet mes dy vendeve të përmirësohen edhe më shumë, duke shtuar se me homologun e tij turk dëshiron të bisedojë edhe për heqjen e vizave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›