Merkel në Bruksel për bisedime rreth borxhit të eurozonës

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të udhëtojë sot për Bruksel për të biseduar me zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe Komisionit Evropian, mes përpjekjeve për të përballuar borxhin e eurozonës.
Bisedimet vijnë pasi ministrat e financave të 17 vendeve evropiane që përdorin euron, të martën vonuan një vendim rreth dhënies së një ndihme financiare për të ndihmuar Greqinë gjatë këtij muaji.
Ky veprim rriti shqetësimet edhe një herë se qeveria e Greqisë do të dështojë për të marrë nën kontroll borxhet e saj.
Sot në Athinë, punonjësit e sektorit publik filluan një grevë 24 orëshe, si protestë për vendim e qeverisë për të zvogëluar administratën.