E Diel, 1 Nëntor 2026

Monitorimi i fushatës, KQZ-ja gati për marrëveshjen me AMA-n

kqz-miratimTiranë- Me qëllim monitorimin e fushatës zgjedhore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot projektvendimin i cili do të pasohet me nënshkrimin e marrëveshjes me Autoritetin e Mediave Audiovizive.

Në bazë të kësaj Marrëveshjeje, Autoriteti për Mediat Audiovizive vendos në dispozicion të Bordit të Minitorimit të Medias, studion e monitorimit me pajisjet teknike si dhe personelin teknik për monitorimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 23 qershorit.

Sipas Marrëveshjes së miratuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve merr përsipër shpenzimet financiare për pagesat e personelit që do të angazhohet në monitorim.

Marrëveshja do të nënshkruhet ditën e martë, dt. 09.04.2013, në orën 11.00 në ambjentet e KQZ-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›