Rama: Rotacion pushteti por, pasi Berisha të ikë në shtëpi

30/05/2005 Kryebashkiaku i Tiranës, nis turin e takimeve në rrethe
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, duket se nuk do të angazhohet vetëm në Tiranë për fushatën elektorale. Dje, në një tajkim të zhvilluar në Vlorë, ai ka kërkuar mbështetjen e kandidatit të PS-së, Mezan Malaj. Ndërsa në lidhje me një rotacion të mundshëm të pushtetit, Rama ka theksuar se ai është i nevojshëm, por vetëm pasi kryetari i PD-së Sali Berisha, të mos jetë në politikë. Shkak për këtë deklaratë, Rama ka marrë nga zhvillimet e vitit 1997, ku e ka cilësuar Berishën si personin që drejtoi Shqipërinë tek piramidat financiare. Rama ka hedhur hije dyshimi mbi rinovimin e PD-së.
Edi Rama
"Po, ne jemi dakort që duhet të ketë rotacion por, pasi të ketë ikur doktori në shtëpi, atëherë po, kemi nevojën dhe ne të shkojmë në opozitë, për të ndryshuar mjaft për e problemet tonat që ne e unë, i kemi ngritur shumë. Më kujtohet fare mirë, kur para dy vjetësh, miku im Mezan, më tha gjatë Kongresit pë kreun e PS, koha jote është nesër, pandaj prit. Ju do të thoni, çfarë do ti e Mezani që është një tradicionalist, kurse ti një ekstravagant, por unë kam nevojë për një tip të kundërt timin ,si dhe Mezani ka nevojë për tipin tim ekstravagant", tha Rama gjatë takimit të zhvilluar në kinoteatrin e qytetit. Ndërsa mbi anëtarët e rinj të PD-së, të cilët janë pjesë e Komitetit të Orientimit të Politikave, Rama tha se "nuk mund ti besojmë gjoja rinovimit të PD-së, me disa të rinj që kanë mësuar edhe sjelljet e doktor KOPIT. Më kujtohen mjaft mirë që ata kanë ndryshuar qysh pas ardhjes në Shqipëri, kanë ngritur flokët sikur zbresin nga motorri, si adhuruesi i tyre, biles edhe gratë kanë filluar ti ngjajnë shumë atij doktorit".
Sulmi
Për të ashpërsuar dhe më shumë sulmin ndaj Partisë Demokratike, Edi Rama ka paralelizuar procedurën për të marrë një liçensë taksie në Tiranë, dhe me kushtet që duhet të ketë një politikan për të qëndruar në pushtet. "Për të marrë një liçensë taskie sot në Bashkinë e Tiranës, duhen mjaft dokumenta pohoi Rama- duhet që të vërtetosh që nuk je i sëmurë apo që nuk ke qenë i tillë, apo që gjatë eksperiencës si shofer, nuk ke aksidentuar apo ke shtypur njeri. Pas këtyre dokumentave shoferi merr lishensën, por doktori ka një të kaluar të tillë. Kur na mori të gjithëve në makinë e na gremisi dhe timonin nuk e lëshonte nga duart, edhe pse makina kishte rënë, ju desh të vinin ushtri të huaja që ai të lëshonte timonin. Në kohët e vjetra, në këtë vënd kanë kaluar mjaft ushtri të huaja që kanë ndërhyrë për luftë, motive feje, apo për pushtim, por ndërhyjra e '97, nuk ishte parë në këtë vend", tha Rama.
Prezantimi
Për të prezantuar kandidatin për deputet në zonës 94, Mezan Malaj, kryesia e PS-së kishte dërguar në Vlorë si të deleguar Edi Ramën, Ben Blushin, Ylli Bufin dhe Besnik Dervishin. Prezantimin e deputetit Malaj, e ka çelur bashkiaku i Vlorës, Gjika. Ndërsa ministri Arben Malaj, ka pohuar se "dështakët e viteve '97 kërkojnë me çdo kusht, rikthimin në pushtet për të kriminalizuar shoqërinë, varfëruar atë, duke humbur edhe drejtim Euroatlantik të vëndit. Ne do ti themi sërisht jo opozitës së vjetëruar, që hiqet se ka ndryshuar, pasi Saliu është po Ai".