"Nuk ju lidh më asgjë me ato që shkatërruan bujqësinë dhe prodhimet tuaja"
30/05/2005 Meta prezanton Dritan Priftin në Libofshë
Lëvizja Socialiste për Integrim, zhvilloi një miting madhështor në Libofshë të Fierit, ku morën pjesë mijëra banorë të kësaj zone. Në këtë takim mori pjesë edhe Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i cili prezantoi Nënkryetarin e LSI-së, Dritan Priftin, si kandidat të LSI për zgjedhjet e 3 Korrikut, deputetin aktual të kësaj zone. Meta theksoi se “i kërkova Dritanit që ta organizonte sot këtë miting, sepse sot bëhen plot 11 vjet nga dita kur unë bashkë me disa kolegë të tjerë, u ndeshëm këtu me bandat e Sali Berishës, që për herë të parë eksperimentuan dhunimin e votës së lirë këtu në Libofshë". I mbaj mend mirë, vazhdoi Meta, gratë dhe burrat e Libofshës që qëndronin heroikisht për të mbrojtur dinjitetin dhe integritetin e votës së tyre. "LSI është Lëvizja e socialistëve idealistë, ndaj ju jeni këtu, sepse nuk ju lidh më asgjë me ato që ju braktisën idealet tuaja të hershme, sepse nuk ju lidh më asgjë me ato që shkatërruan bujqësinë dhe prodhimet tuaja, me ata që nuk mbajtën asnjë premtim për zhvillimin e infrastrukturës tuaj. Por, juve asnjëherë nuk ju braktisi djali dhe deputeti juaj, Dritan Prifti, i cili është shembulli më i shkëlqyer i marrëdhënieve të sinqerta dhe shpirtërore të deputetit me zonën e tij. Duke votuar Dritan Priftin, ju votoni për dinjitetin tuaj dhe të gjithë Myzeqesë, ju votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Ja përse këtu është mbledhur gjithë rinia e kësaj zone, sepse ajo shikon te LSI forcën e re që do të bëjë realitet aspiratat e tyre dhe shikon tek deputeti Dritan Prifti modelin e suksesit", tha Meta. Ndërkaq, duke marrë fjalën në mes të entuziasmit të madh të pjesëmarrësve në miting, Nënkryetari i LSI, Dritan Prifti u shpreh se jo vetëm që e kishte të sigurt fitoren, por do të dalë ndër deputetët më të votuar në parlamentin e ardhshëm. Këtë bindje Prifti e bazon në faktin se para katër vitesh, Libofsha nuk kishte drita, ujë dhe shkolla, ndërsa tani pas katër vitesh furnizimi me energji elektrike dhe me ujë të pijshëm është zgjidhur, sikurse dhe janë rikonstruktuar shumë shkolla në të gjitha fshatrat e zonës. Të gjithë këta investime, janë bërë me insistimin e deputetit Prifti dhe jo siç duan ta paraqesin qeveritarët aktualë, si suksese të tyre. Kryetari i LSI-së, z.Meta zhvilloi takime me anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së edhe në fshatrat bregdetarë Vuno dhe Borsh.