“Turpërim i madh për Shirakun”
31/05/2005 Kushtetuta mund të kish mbijetuar pas JO-së së Holandës, sepse është një vend i vogël, mund të mbijetonte pas refuzimit të Republikës Çeke, që është i mundur, por nuk mund t’i mbijetojë refuzimit të Francës, një vend themelues, pasi Franca është një kolonë qendrore e Bashkimit. Madje, mund t’i mbijetonte edhe refuzimit të Britanisë, pasi Britania zakonisht refuzon gjithçka
Njerëzit ndoshta do të sugjerojnë që vendet e tjerë të vazhdojnë me ratifikimin dhe Franca të caktojë një tjetër datë votimi. Ata mund të ndryshojnë traktatin, apo heqin ato pjesë, që francezët nuk i honepsin. Mund ta simplifikojnë dhe të heqin ato pjesë që thjesht ndryshojnë peshën e votimit në Këshillin e Evropës
Philippe Naughton
The London Times
Charles Bremner, korrespondenti në Paris i “The Times”, thotë se refuzimi i Kushtetutës Evropiane është një turpërim masiv për Presidentin Shirak dhe një divorc me të gjithë klasën politike
A mund ta shpjegoni rezultatin?
Eshtë një JO masive, refuzim i Kushtetutës dhe poshtërim për Presidentin Shirak. Eshtë njëkohësisht edhe divorc i i vendosur me klasën politike – gjithë partitë kryesore ishin në favor të dokumentit. Gjatë 20 viteve të fundit, dhe në veçanti gjatë dekadës së fundit, francezët kanë qenë shumë të pakënaqur me drejtimin që po merr Evropa, ata ishin në veçanti të pakënaqur me zgjerimin. Shumë prej tyre mendojnë se tashmë është Britania që e drejton BE dhe Kushtetuta shihet si dokument i nxitur nga britanikët, edhe pse në të vërtetë është një kompromis. Dhe ata e shohin Kushtetutën si një dokument që sulmon traditat franceze të mirëqenies sociale.
Si pasqyrohet kjo në lidhje me Shirakun?
Eshtë pasqyrim i paaftësisë së Shirakut për t’u lidhur me elektoratin, dhe jo vetëm Shiraku, por edhe opozita. Arsyeja është se as e Djathta dhe as e Majta nuk kanë qenë në gjendje t’i shpjegojnë popullit francez botën moderne – francezët janë shumë tradicionalë, konservatorë, të prirur për revolucione. Vende të tjerë kanë pranuar nevojën për të reformuar shtetet e tyre, për të përballur ekonominë botërore të tregut të lirë, Franca ende nuk e ka bërë këtë. Ndonëse disa sektorë të ekonomisë franceze janë shumë konkurrues, publiku francez mendon se duhet të mbrohet nga globalizimi dhe këtë, klasa politike nuk ia ka ofruar. Liderët politikë francezë e dinë fare mirë se nuk mund ta mbyllin vendin, kështuqë do të jetë interesante ajo që pritet të ndodhë. Shiraku do të premtojë shumë, si zakonisht. Ai do të heqë Rafarinin dhe instalojë në kabinet të ri, që do të jetë më i angazhuar për mirëqenien sociale të vendit dhe më pak miqësor ndaj biznesit.
Dhe çfarë do të ndodhë në Bruksel dhe Londër?
Do të ketë një post-mortem të madh. Brukseli do të thotë punët e tij, si zakonisht, dhe do të përpiqet të vijojë me Kushtetutën, ata do të përpiqen të vijojnë ratifikimin me vendet e tjerë. Toni Bler do të përpiqet të shmanget, duke thënë se Kushtetuta është “vrarë” nga Franca dhe kështu nuk do të nevojitet një referendum britanik. Por, nuk mendojnë kështu pjesa më e madhe e vendeve të tjerë. Logjika është që çdo vend duhet të pyetet në një farë mënyre për të ratifikuar traktatin, përmes parlamentit apo referendumeve. Ndërkohë, ka patur një referendum në Spanjë dhe në Holandë pritet një tjetër.
A mund të kish mbijetuar Kushtetuta pas refuzimit të ndonjë vendi tjetër?
Kushtetuta mnd të kish mbijetuar pas JO-së së Holandës, sepse është një vend i vogël, mund të mbijetonte pas refuzimit të Republikës Çeke, që është i mundur, por nuk mund t’i mbijetojë refuzimit të Francës, një vend themelues, pasi Franca është një kolonë qendrore e Bashkimit. Madje, mund t’i mbijetonte edhe refuzimit të Britanisë, pasi Britania zakonisht refuzon gjithçka.
Hapi tjetër për BE?
Muajin tjetër është një samit evropian, kryesuar nga Luksemburgu dhe ata do të vendosin se çfarë do të bëhet. Njerëzit ndoshta do të sugjerojnë që vendet e tjerë të vazhdojnë me ratifikimin dhe Franca të caktojë një tjetër datë votimi. Ata mund të ndryshojnë traktatin apo heqin ato pjesë që francezët nuk i honepsin. Mund ta simplifikojnë dhe të heqin ato pjesë që thjesht ndryshojnë peshën e votimit në Këshillin e Evropës, që në fakt favorizojnë Francën, dhe ndryshojnë menaxhimin e institucioneve të BE, duke i vënë në kontroll të individëve, duke krijuar një president dhe një ministër të Jashtëm.
Nëse Franca nuk e ratifikon sërish, atëherë nuk do të ketë Kushtetutë, por Evropa do të vazhdojë të funksionojë sipas Traktatit të Nicës.