E Diel, 1 Nëntor 2026

“Koalicioni, i qëndrueshëm - po realizon objektivat mbi të cilat u ngrit”

Anëtari i kryesisë së LSI, Dritan Ylli: LSI në zgjedhje me PD-në

Lëvizja Socialiste për Integrim vlerëson se bashkëpunimi me Partinë Demokratike në qeverisje, është i shkëlqyer dhe se po përmbush detyrimet mbi të cilat u nënshkrua marrëveshja e funksionimit. Anëtari i kryesisë së LSI, Dritan Ylli, deklaroi dje se hapat e qeverisjes eficente PD-LSI, janë evidente, dhe këtë e tregojnë reformat të cilat i kanë dhënë një dimension të ri ekonomik dhe social vendit.
“Koalicioni PD-LSI është një koalicion i qëndrueshëm, efikas, që po realizon objektivat mbi të cilat u ngrit”, u shpreh Ylli.
Lidhur me zgjedhjet e ardhshme vendore, Ylli tha se LSI ende nuk ka gati përmbajtjen e strategjisë elektorale. Ai garantoi se LSI do jetë në zgjedhjet vendore të 2011-ës në koalicion me PD-në.
“Në zgjedhje LSI do jetë së bashku me PD-në, por mbetet ende për t’u hartuar strategjia. LSI ende nuk ka diskutuar si do jetë paraqitja e saj në zgjedhje, për përmbajtjen e strategjisë elektorale. Do jemi bashkë me PD-në në zgjedhjet vendore, por do jetë fjala e forumeve drejtuese për hartimin me strategji që do jetë maksimizimi i rezultatit i koalicionit, por edhe LSI-së si forcë e mëvetësishme”, deklaroi më tej anëtari i kryesisë së LSI-së, Dritan Ylli.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›