Shënim/ Milionat e fituar në mënyrë antiligjore nga Edi Rama
Deklarimi i vetëm 3 000 euro gjendje llogarie nga kryetari i Bashkisë Edi Rama, u konsiderua që në ditët e para si një mashtrim i frikshëm që duhej hetuar me detaje. Konsiderimi se të qenurit në një post të rëndësishëm politik, kryetar i Partisë Socialiste dhe Bashkisë së Tiranës, të heq çdo detyrim ligjor, përbën dhe gafën më të madhe të një politikani të pa sprovuar realisht me sfidat e ndryshme të ekzistencën në kaskierën e rrumbullakët të aktrimit politik. Edi Rama, ka ditur t’i bëjë bisht çdo përballje me kundërshtarë të fortë, duke zgjedhur të qenurit drejtues i një njësie vendore, por të asaj më kryesores në vend nga ku udhëheq dhe drejton fenomene si ryshfeti dhe korrupsioni, me objektiva konkretë dhe të prekshëm përfitimin personal duke snobuar ligjin dhe përgjegjësitë ndaj institucioneve kompetente. Ky fakt, pra i shmangies me çdo kusht të përballjeve direkte e ka lënë Ramën si një nxënës jo të mirë, të pa shkolluar dhe të papërvojë në arenën politike dhe se merita e vetme e tij dhe kjo në anët negative, lidhet me vjedhjet e xhepave të shqiptarëve.
Një pyetje e thjesht lind jo vetëm rastësishëm, por edhe si një mendim banal: çfarë shifrash mund të ketë pasuria e Edi Ramës? 3 000 as që llogariten prej tij, pasi siç është shprehur edhe ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, ato nuk i dalin as për konsumimin e përditshëm të substancave që kalojnë përmes kanaleve të hundës... Dhe kështu, hedhja dritë mbi një aferë të jashtëzakonshme, shkelja më e madhe ligjore, që personifikon një ryshfet dhe korrupsion të paprecedentë lidhet me 20 për qindëshin, gjobën që Edi Rama angazhon kundrejt bizneseve të ndërtimit.
Një matematikë e thjeshtë do të thoshte se për të vënë pasuri të konsiderueshme do mjaftonte qoftë dhe një 20 për qindësh i vetëm i vlerës së investimit në një zonë të vetme prioritare. Po në të gjithë kryeqytetin?
Kjo është enigmatike, por një gjë është e sigurt se kjo procedurë korruptive është aplikuar në të gjitha zonat prioritare të Bashkisë së Tiranës për realizimin e ndërtimeve dhe Edi Rama jo vetëm është pasuruar, por mund të konsiderohet fare lehtë si multimiliardier dhe njëherazi konkurrues i sheikëve të famshëm arabë.