Malaj: Jo bojkotit, në thelb modernizimi i partisë
11/09/2009 Lëvizja për Mendimin Ndryshe në PS starton sot takimet
Kundërshtarët e kryetarit në detyrë të Partisë Socialiste Edi Rama e kanë pagëzuar lëvizjen e tyre brenda radhëve të kësaj force politike me emrin “Lëvizja për Mendimin Ndryshe në PS”. Formësimi i saj, proces ky i nisur fill pas humbjes së PS-së në garën elektorale të 28 qershorit, do t’u paraqitet zyrtarisht anëtarëve dhe mbështetësve të kësaj partie gjatë takimit që pritet të zhvillohet sot pasdite, takim ky i cili do të bëjë me dije qëllimin për të cilin u bë i detyrueshëm krijimi i një rryme të tillë në PS. Kështu, momentalisht, duke qenë përballë vendimit të shumicës në PS, për të bojkotuar institucionin e Parlamentit të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, kundërshtarët e një veprimi të tillë do të insistojnë që në takimet e tyre të japin arsyet pse nuk është kjo rruga që duhet të ndjekë partia më e madhe opozitare. Por nga ana tjetër, Lëvizja për Mendimin Ndryshe në PS do t’u kushtojë një rëndësi të veçantë dhe ndryshimeve statutore gjatë konsultimeve me bazën socialiste. Ndërkohë dje ishte Arben Malaj, një nga përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje, ai që duke u ndalur në këtë lëvizje bëri me dije se Lëvizja për Mendimin Ndryshe në PS ka në thelbin e saj modernizimin e Partisë Socialiste, ku momenti i parë është një opozitë brenda institucioneve, që në thelbin e saj do të thotë “jo” bojkotit. Gjithashtu, referuar takimit të sotëm, Malaj vlerësoi se “do të kemi një takim me publikun për të qartësuar të gjitha angazhimet që do të ketë kjo lëvizje, e cila nuk është një lëvizje e personalizuar, por është një përgjegjësi që duhet maksimizuar, se Partia Socialiste duhet të plotësojë misionin e saj në opozitë, se ajo duhet të vazhdojë kontributet modernizuese në politikën shqiptare dhe duke filluar nga momenti i parë, që është pikërisht një opozitë e fortë brenda institucioneve të shtetit shqiptar dhe një bojkot i qartë ndaj bojkotit të sapunisur nga Partia Socialiste”. Madje, në kontekst Malaj gjykoi se “ne do të kishim një mundësi të plotë të bënim një opozitë të plotë për qeverinë e krijuar pikërisht në Parlament, aty ku kemi edhe mandatin tonë dhe sapo të na jepet kjo mundësi kjo opozitë do të jetë e plotë, e qartë për të gjitha risqet dhe për të gjitha defektet që kjo qeveri mund të sjellë në qeverisjen shqiptare”.
Synimi i Lëvizjes
Momentalisht platforma me të cilën Lëvizja për Mendimin Ndryshe në PS do të startojë takimet me bazën socialiste, është e përqendruar te domosdoshmëria për të zhvilluar një oponencë brenda institucioneve përkatëse, por pa harruar dhe nevojën e ndryshimeve statutore. Ndalur në këtë të fundit, kundërshtarët e kryetarit Rama përmes ndryshimeve në statut kërkojnë të forcohet roli i Kongresit në PS, duke i dhënë atij fjalën e fundit në miratimin e programit elektoral dhe kandidateve të PS-së në zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme. Të përcaktohen në statut detyrimi i kryetarit për të kandiduar në listën e deputetëve në rast zgjedhjesh parlamentare, të sqarohet përfundimisht çështja e rikandidimit të kryetarit në rast humbjeje të zgjedhjeve të përgjithshme, të pasurohet përbërja e Asamblesë Kombëtare duke gjetur një ekuilibër mes prurjeve të reja në parti dhe njerëzve të mandatuar në Kuvend dhe në bashki e komuna, të zgjerohet dhe forcohet roli i konferencave socialiste të qarqeve. Ndryshime të cilat nuk arritën të kalonin në mbledhjen që zhvilloi pak kohë më parë, Kongresi i jashtëzakonshëm i kësaj partie.