Berisha pret në Kryeministri ministrat e rinj
11/09/2009 Kreu i qeverisë i uron të përzgjedhurit për detyrën e re që i pret
Porositë një ditë pas propozimit prej tij dhe para dekretimit nga Presidenti i Republikës
Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka organizuar paraditen e djeshme një pritje për të 15 ministrat e emëruar prej tij vetëm një ditë më parë. Burime pranë Kryeministrisë bëjnë me dije se takimi i zhvilluar në zyrën e tij në Kryeministri kishte si qëllim inkurajimin e ministrave të rinj për detyrën e re dhe diskutimin me ta sfidat e ardhshme që i presin në vazhdim gjatë ushtrimit të detyrës. Emrat e rinj të kabinetit qeveritar, pasi të marrin besimin e Presidentit të Republikës, do të kalojnë për votim në Kuvendin e Shqipërisë. Kreu i qeverisë prezantoi para dy ditëve bashkëpunëtorët e tij në qeveri. Gjatë prezantimit të tyre numri një i ekzekutivit shprehu vlerësime për secilin prej tyre dhe falënderime të veçanta për ata që nuk i rizgjodhi si bashkëpunëtorë të ardhshëm. Për përbërjen e qeverisë shërbyen konsultimet dymujore që kryeministri Berisha zhvilloi me palët, duke përjashtuar ata që përbënin konflikt interesi, konsultime që lanë jashtë kabinetit qeveritar shtatë ministra, siç janë: Jemin Gjana - ish-ministër i Bujqësisë; Gazmend Oketa - ish-ministër i Mbrojtjes; Fatos Beja - ish-ministër i Arsimit; Viktor Gumi (ish-ministër i Punës); Ardian Turku - ish-ministër i Kulturës; Lufter Xhuveli - ish-ministër i Mjedisit; Anila Godo - ish-ministre e Shëndetësisë. Ndërkohë u rikonfirmuan 7 ministra, nga të cilët tre mbajtën të njëjtat poste: ministër i Financave - Ridvan Bode; ministër i Transportit - Sokol Olldashi; ministër i Integrimit - Majlinda Bregu; ministër i Drejtësisë - Bujar Nishani; ministër i Brendshëm - Lulëzim Basha; ministër i Bujqësisë - Genc Ruli; ministër i Mjedisit - Fatmir Mediu; ministër i Shtetit - Genc Pollo. Pjesa tjetër e portofolave do të mbahen nga emra të rinj. Postin e zv/kryeministrit do ta mbajë kreu i LSI-së Ilir Meta, i cili njëkohësisht do të jetë edhe shefi i diplomacisë shqiptare. Së bashku me portofolin e Ekonomisë dhe atë të Shëndetësisë, që do të mbahen nga deputetë të LSI-së, kabineti i ri qeveritar sjell në qeverisje katër bashkëpunëtorë të rinj të PD-së, siç janë: ministër i Mbrojtjes - Arben Imami; ministër i Arsimit - Myqerem Tafaj; ministër i Kulturës - Ferdinand Xhaferri. Në përzgjedhjen e emrave kreu i qeverisë është kujdesur të përfaqësojë edhe interesat e minoritarëve më emërimin e Spiro Kserës në krye të Ministrisë së Punës dhe Shanseve të Barabarta. Pavarësisht se nuk e cilësoi qeverinë më të përsosur, kryeministri shprehu bindjen se kjo qeveri do të mundësojë plotësimin e aspiratave të vendit për integrimin në BE dhe liberalizimin e vizave.
Programi qeverisës
Menjëherë pas dekretimit nga Presidenti i Republikës të ministrave të rinj, kryeministri Berisha do t’i paraqesë Kuvendit të Shqipërisë së bashku me to edhe programin qeverisës. Programi mund të jetë katër vjeçar ose i ndarë në pjesë duke filluar nga 100 ditshi i parë. “Programi 100 ditor është për rishtarët. Por do ta shoh me përparësi, pasi është një mënyrë e mirë motivimi”, - tha kryeministri lidhur me formatin e programit.
Zëvendësministrat
Menjëherë pas miratimit të ministrave të rinj nga Kuvendi i Shqipërisë dhe betimit të tyre para Presidentit të Republikës, kryeministri Berisha do të nisë konsultimet edhe për emërimin e zv/ministrave. Ata mendohet të jenë teknicenë dhe jo politikanë. Përzgjedhja e tyre do të bëhet në bazë të votave që kanë marrë aleatët e PD-së në 28 qershor siç është: PDI-së, partia e Nikollë Lesit, ajo Ekrem Spahisë, Neritan Cekës apo edhe ndonjë parti tjetër.
Kabineti i ri qeveritar
Kryeministër - Sali Berisha
Zv/kryeministër dhe ministër i Jashtëm - Ilir Meta
Ministër i Drejtësisë - Bujar Nishani (ishte i Brendshëm)
Ministër i Financave - Ridvan Bode (i pandryshuar)
Ministër i Brendshëm - Lulëzim Basha (ishte i Jashtëm)
Ministër i Bujqësisë - Genc Ruli (ishte i Ekonomisë)
Ministër i Mbrojtjes - Arben Imami
Ministër i Ekonomisë - Dritan Prifti
Ministër i Transportit - Sokol Olldashi (i pandryshuar)
Ministër i Arsimit - Myqerem Tafaj
Ministër i Punës - Spiro Ksera
Ministër i Kulturës - Ferdinand Xhaferri
Ministër i Mjedisit - Famir Mediu
Ministër i Shëndetësisë - Petrit Vasili
Ministër i Integrimit - Majlinda Bregu (e pandryshuar)
Ministër i Shtetit - Genc Pollo (ishte zv/kryeministër)