E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria, kryeministri kërkon miratimin e Presidentit

11/09/2009  Kreu i shtetit kthen përgjigje brenda 7 ditëve

Kryeministri Berisha depozitoi dje pranë Presidentit të Republikës së Shqipërisë listën me emrat e 15 ministrave të propozuar prej tij në përbërje të kabinetit të ri qeveritar. Sipas afateve kushtetuese, kreu i shtetit ka në dispozicion 7 ditë për të firmosur dekretimin e emërimit ose jo të qeverisë së re. Vetëm dy ditë më parë ai dekretoi emrin e Sali Berishës për kryeministër të vendit pas propozimit të maxhorancës parlamentare. Menjëherë pas marrjes së firmës nga Presidenti kryeministri Berisha i paraqet për miratim Kuvendit brenda 10 ditëve programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij. Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, përbërja e qeverisë votohet e plotë dhe jo e ndarë. Pra, si ministrat, ashtu dhe kryeministri do të votohen në të njëjtën seancë, ku secili duhet të marrë shumicën e votave nga Kuvendi që të miratohet. Afatet e propozimit, emërimit dhe votimit të ministrave përcaktohen në nenin 98 të Kushtetutës, sipas të cilit “ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës me propozim të kryeministrit brenda 7 ditëve. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›