E Diel, 1 Nëntor 2026

Koalicioni në Gjermani/ Ndahen postet ministrore, caktohen emrat

Anglea Merkel, Verstevel dhe Shefer kanë paraqitur në Berlin marrëveshjen për koalicion pas përfundimit të negociatave.
Partitë kanë rënë dakord edhe për ndarjen e posteve ministrore gjithashtu është rënë dakord edhe për emrat e ministrave që prittet të zyrtarizohen pas konfirmimit të tyre prej kongreseve të partive.
Liberalët e rafitikuan marrëveshjen njëzëri të shtunën. Ndërsa partitë e Unionit do takohen të dielën dhe të hënën. Megjithatë kancelarja Merkel theksoi se mund të konfirmojë të dhënat e bëra publike në media, po folur për emra.
Sipas mediave gjermane, kabineti i ardhshëm i kancelares Merkel do të ketë 16 ministra. Tetë prej tyre do t'i takojnë CDU-së, 5 FDP-së dhe 3 CSU-së. Ministër i jashtëm i Gjermanisë dhe zëvendëskancelar në kabinetin e ri qeveritar do të jetë lideri i liberalëve, Guido Westerwelle.
Ministër i Brendshëm në kabinetin e ri do të jetë shefi i deritanishëm i zyrës së kancelares, Thomas de Maizière.
Marrëveshja e koalicionit ka shkaktuar reagime të ndryshme. Sindikata e Bashkuar e Shërbimeve ver.di e ka kritikuar këtë marrëveshje. Kryetari i saj Frank Bsirske tha se konservatorët dhe liberalët e vendosin fitimin para të mirës së përbashkët. Fjalë kritike kishte dhe drejtori i Institutit të Ekonomisë Gjermane në Këln, Michael Hüther. Përballë malit të borxheve në arkat publike ai i konsideron të pashmangshme shkurtimet në buxhetin social. Në fushën e politikës së mjedisit Lidhja për Mbrojtjen e Natyrës kërkoi përmirësime të dukshme në marrëveshjen e koalicionit. Kryetari i NABU-t Olaf Tschimpke kritikoi pezullimin e planit për heqjen dorë nga energjia bërthamore. Lëvdata pati nga i ngarkuari i Parlamentit për mbrojtjen, Reinhold Robbe. Ai e konsideron në parim pozitiv shkurtimin e shërbimit ushtarak nga nëntë në gjashtë muaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›