Koalicioni për Gjilanin: Hetimi dhe rinumërimi antiligjor
Sipas koalicionit, jo vetëm që po shkelet vendimi i KZAP-it, por njëkohësisht edhe po zhvlerësohet institucioni kompetent vendimmarrës për raste të këtilla. Më tej theksohet se KQZ në asnjë mënyrë nuk ka mundur dhe nuk mund të marrë rolin e hetuesit, por vetëm të zbatojë vendimet e organit tjetër kompetent, ashtu siç parashihet edhe me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës. KQZ-ja, sipas Koalicionit demokratik për Gjilanin, është veshur tërësisht me petkun politik dhe është vënën në shërbim të një subjekti politik, duke u bërë me vetëdije jo vetëm pjesë e shkeljes së ligjshmërisë por edhe e hajnisë dhe manipulimit të vrazhdë të vullnetit të qytetarëve të komunës së Gjilanit. “Procesi zgjedhor në komunën e Gjilanit është anuluar në tërësi nga KZAP-i sipas ankesës dhe provave të afruara nga ana jonë dhe nuk ka kurrfarë kuptimi të rinumërohet një proces që tani më është i anuluar sepse këtë të drejtë e ka vetëm Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e "Koalicioni demokratik për Gjilanin".