E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti kroat të premten viziton Kosovën

Kjo është vizita e fundit zyrtare e z. Mesiç si president i Kroacisë, pasi më 18 shkurt ai pritet të përfundojë mandatin e dytë. Mesiç viziton Prishtinën për të diskutuar me homologun Sejdiu rreth lidhjeve dypalëshe dhe situatës në rajon.  Presidenti kroat pritet që të mbajë një fjalim në Kuvendin e Kosovës dhe të vizitojë ushtarët kroatë që veprojnë në kuadër të KFOR-it. Gjithashtu, ai do të shpallet edhe "Qytetar Nderi" i Prishtinës, si dhe do të nderohet me "Medaljen e Pavarësisë".                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›