E Shtunë, 31 Tetor 2026

MTKRS-KE: ASISTENCË MBI LEGJISLACIONIN KOMUNITAR NË SPORT

ATSH (Keti Beqiri)- Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MTKRS), në bashkëpunim me Zyrën TAIEX të Komisionit Europian në Bruksel, organizoi të hënën në Tiranë seminarin , "Impakti rregullator i Legjislacionit Komunitar mbi Sportin", një aktivitet, që synon shkëmbim të informacionit, dhënien e asistencës dhënien e asistencës teknike të Komisionit Europian si dhe zbatimin e standardeve të BE-së në sport.
Ishin të pranshëm në këtë seminar zëvendës Ministri i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve Ekrem Spahia, Robert Siekmann drejtor i ASSER (Qendra ndërkombëtare e legjislacionit sportiv) në Holandë, Michael Trinker nga zyra e BE-së për sportet në Bruksel etj.
Zv/Ministri Ekrem Spahiu duke folur edhe në emër të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, shprehu mirënjohjen ndaj Zyrës TAIEX të Komisionit Europian në Bruksel që iu përgjigj pozitivisht kërkesës së palës shqiptare për të ofruar asistencë në përafrimin e legjislacionit sportiv shqiptar me ato të Bashkimit Europian si dhe ndërtimin e një modeli Europian të sportit në Shqipëri
"Organizimi i këtij seminari, i pari i këtij lloji subvencionuar nga një organizëm ndërkombëtar sic është Bashkimi Europian, tek i cili aspirojmë të jemi anëtar, përbën një start për një qeverisje të mirë në sport në vendin tonë" cilësoi Spahia per ATSH-ne.
Sipas tij "politika e Qeverisë Shqiptare për sportet, mishëruar në programin dhe misionin e MTKRS, është nxitja dhe krijimi i kushteve për të patur ligjor të përbashkët Europian për zhvillimin e sporteve".
" Nënshkrimi nga ana e Qeverisë Shqiptare e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit na obligon ta zgjerojmë fushën e bashkëpunimit me organizmat e BE-së në mënyrë që dhe sporti shqiptar të jetë sa më afer standardeve dhe parimeve bazë të legjslacionit europian. Ka nevojë të zërë vendin e duhur në komunitetin sportiv Europian dhe në atë global", theksoi Spahia

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›