E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Vleresojme refuzimin e familjareve te Gerdecit ndaj mitingut te PS

Gert Bogdani

Tiranë, 15 mars 14:58 NOA – Partia Demokratike (PD) tha sot pas mesdite se banorët e Gërdecit nuk iu përgjigjën ftesës së Edi Ramës për një miting që partia më e madhe e qeverisjes aktuale e quajti mortor.

Zëdhënësi i Partisë Demokratike Gerti Bogdani doli para mediave ku shprehu fillimisht sot në një vjetorin e aksidentit tragjik të Gërdecit, ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të viktimave.

“Ne ndajmë me ta pikëllimin dhe dhimbjen dhe i siguron se qeveria shqiptare sikundër deri më sot, do të punojë me ta bashkërisht për mbylljen e plagëve nga ky aksident tragjik”, - tha Bogdani.

Këtu, Partia Demokratike vlerëson “qëndrimin e qytetëruar të banorëve të Gërdecit, refuzimin që ata i bënë manipulimit me shpirtrat e njerëzve dhe bashkëqytetarëve të tyre nga Edi Rama, i cili ka zgjedhur këtë ditë për të hapur me një miting mortor, duke dhunuar Kodin e të Vdekurve, fushatën e tij elektorale”.

Partia Demokratike e konsideron këtë si “përpjekje të radhës në alternativën e Edi Ramës dhe të mediave që ai kontrollon me motot: “Rroftë vdekja, poshtë qeveria”, “Rroftë e keqja, poshtë Shqipëria”, me të cilat ai përpiqet në mënyrë donkishoteske të errësojë suksesin historik të qeverisë dhe të mbarë shqiptarëve, anëtarësimin e plotë në NATO në samitin e ardhshëm”.

“Edi Rama ndjen çdo orë dhe çdo ditë se alternativa e tij “Rroftë e keqja, poshtë Shqipëria”, po gropos njëherë e përgjithmonë karrierën e tij politike”, - tha Bogdani.

Më tej, ai shtoi: “Njeriu që për një vit rresht nga tmerri dhe sherri nuk shqipëroi dhe një herë të vetme emrin e Delijorgjit me të cilin ka jo një por disa sipërmarrje të përbashkëta, njeriu që ka tmerr nga videot dhe fotot e vakancave të zgjatura me Delijorgjin në Evropë dhe në botë dhe leje të shumta ndërtimi të ndara me të bashkë me Shalësin e tij zëdhënësin e 15 %, mund të derdhin vetëm lot krokodili për viktimat e Gërdecit”.

z.b/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›