Koçi-Meta:Koalicioni ynë do fitojë zgjedhjet

Në kongresin e parë të PSV'91,kryetari i kësaj partie, Petro Koçi deklaroi se PSV'91 ka marrë një rol vendimtar në fitoren e së majtës. "PSV'91 po rritet me shpjetësi duke u shdërruar në fuqinë e katërt organizative në vend",tha Koçi. Ai e quajti PSV'91 si një parti qytetare bashkuese. Sipas Koçit sfida e kësaj partie është të ndryshojnë një sistem politike që garanton kontrollin e përfaqësuesve të popullit mbi kryeministrat dhe qeveritë e tyre. Duke iu referuar Fatos Nanos, Koçi e vlerësoi atë si një lider historik. "Procesi i riformatimit të së majtës, që po realizohet mes PSV'91 e LSI ka një rëndësi vendimtare në 4-vitet e ardhshme të qeverisjes",tha ai. Sipas Koçit, ndryshimin nuk e sjell dot Berisha, por një lider i ri. Në kongresin e parë të PSV'91,kryetari i LSI-së, Ilir Meta u shpreh se kalicioni mes dy partive synon të fitojë zgjedhjet e ardhshme. Ai deklaroi se pas zgjedhjeve do të realizohet një koalicion paszgjedhor me PS. "Me PS nuk na ndan Berisha as ata që duan intrigat",tha ai."Sot kemi dy koalicione, por jam i bindur që koalicioni që ne përfaqësojnë do fitojë, sepse projekti ynë europian për një Shqipëri ku të gjithë kanë mundësinë të ecin përpara dhe të ndahet nga monopolet, do na japë fitoren",tha Meta. Sipas tij, alterantiva që LSI e PSV'91 përfaqëson, është alternativa që përmes punës çdo shqiptar të ndërtojë një të ardhme të lumtur.