E Diel, 1 Nëntor 2026

ALUIZNI shperndam 170 leje legalizimi ne Lezhe, 110 objekte ne hipoteke

Lezhë, 21 mars, 12:03, NOA – Në kuadrin e kalendarit të dhënies së lejeve të legalizimit në shumë rrethe të vendit, ditën e sotme agjencia e Legalizimeve ka kryer ceremoninë e shpërndarjes së 170 lejeve të reja për objektet informate në qytetin e Lezhës.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Legalizimit të Zonave Informale (ALUIZNI) Shaban Memia, theksoi gjatë një takimi në këtë rajon se informaliteti është tumor i cili mban në agoni ekonominë dhe familjet shqiptare. 
"Qeveria me reformën e ndërmarë po e ndan përfundimisht Shqipërinë nga kjo agoni dhe po formalizon ekonominë. Reforma është në hapat e saj përfundimtare dhe procesi po ecën me ritme të shpejta", deklaroi Memia. 
Sipas të dhënave, në qarkun e Lezhës janë deklaruar 10.900 objekte informale, ndërsa janë kryer matjet në terren dhe është bërë azhornimi për 7600 objekte, nga të cilat 5400 janë me dokumentacion teknik të dixhitalizuar.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›