E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ora e Debatit:Pronat dhe tranzicioni shqiptar

Brenda disa muajve do të fillojë kompesimi fizik i ish-pronareve. Kjo deklaratë është bërë nga zëvendës ministri i Drejtësisë Viktor Gumi gjatë emisionit "Ora e Debatit", një emision kushtuar problematikës së pronave e cila renditet ndër më të vështirat në 20 vitet e tranzicionit. Për përfaqesuesin e qeverisë shqiptare Gumi janë evidentuar 4 mijë hektarë toke të lire në bregdet të cilat do të përdoren për kompesim, por kjo deklaratë është kundërshtuar nga eksperti socialist Artan Lame sipas të cilit nuk ka më tokë të lire në bregdet.Ne emisionin e drejtuar nga gazetari Alfred Peza, maxhoranca dhe opozita kanë debatuar ndërkaq edhe për kompesimin financiar dhe kohën që do t'i duhet shtetit shqiptar për të përmbyllur këtë proces.Por problemtatika më e madhe e nënvizuar nga të gjithe protagonistët e "Orës së Debatit" ka qenë mosfunksionimi i shtetit, burokracia dhe korrupsionit.Kështu edhe pse kanë kaluar 20 vite tranzicion, Spiro Peçi, Viktor Gumi, Artan Lame e Blendi Fevziu kanë pranuar se çështja e pronave do të jetë për shumë kohë një nga problematikat me të mprehta të shoqerisë shqiptare. Blendi Fevziu,analist, drejtues i emisionit "Opinion" në televizionin Klan vlerësoi se moszgjidhja e çështjes së pronave është dështimi më i madh i gjitha qeverisjeve në Shqipëri . Ai renditi dy arsye kryesore që çuan në këtë dështim, padituria e klasës politike, dhe mosorintimi si një çështje e së drejtës, por parja e saj si një problem elektoral. Sipas Fevziut, problemi i pronave është krijuar nga klasa politike shqiptare, nuk është problem i komunizmit. Analisti theksoi se ka pasur më shumë sensibilitet nga e djathta për pronat.Spiro Peçi, deputet, ish-ministër i Drejtësisë tha se procesi i zgjidhjes së çështjes së pronave është i vështirë . Sipas tij, paketa e ligjeve për pronat është i plotë. "Ka një limit fondesh që nuk mund të përmbushë kompensimin fizik të pronarëve",theksoi ai. Artan Lame, ekspert, ish-zëvëndës ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, deklaroi se çëshja e pronave ka dështuar. "Nuk i falet klasës politikë të pas vitit ' 95 moszgjidhja e çështjes së pronave.Kjo politikë nuk ka lehtësuar këtë çëshje, por e ka bërë edhe më të ndërlikuar",tha ai. Lame nënvizoi se çështja e pronave nuk është çështje vetëm e ish-pronarëve, por është çështje e sistemit të pronësisë në përgjithësi.Viktor Guni, zëvendës ministër i Drejtësisë tha se procesi i zgjidhjes së çështjes së pronave është një proces tepër i vështirë. Sipas Gunit, ligji 7501 për pronat nuk ekziston më. "Nuk duhet të flitet më për këtë ligj",tha ai. Guni vuri në dukje se zgjidhja e kompensimit financiar për pronat, nuk është zgjidhja e duhur. Sipas tij, korrupsioni në këtë proces kthim e kompensim pronash duhet të luftohet me ligje,dhe duke ushtruar formën e kontrollit administrativ.Në lidhje direkte Agim Toro, kryetar i shoqatës "Pronësi dhe Drejtësi" u shpreh se dy ishin arsyet që dështoi zgjidhja e çështjes së pronave."Së pari, duhet të ishin zbatuar me përpikmëri porositë e Ramiz Alisë,që të mos kthehen pronat. Arsyeja e dytë është korrupsioni galopant që partitë politika kanë përfituar në mënyrë të paligjshme", tha ai. Sipas tij, ligji 7501 është një ligj antikombëtar dhe vazhdon të funksionojë.Toro nënvizoi se korrupsioni ka mbytur çështjen e pronave. Aldo Shala, anëtar i bordit Transparency International Albania, tha se ky procesi i zgjidhjes së çështjes së pronave vjen i dështuar si një gabim me dashje i politikanëve shqiptarë. "TIA shprehet se mungesa e vullnetit politik është pengesa kryesore për zhvillimin e Shqipërisë",tha ai. Pyetjes së sondazhit, pronat faji i politikës, gjykatave apo hipotekave 48.7% e votave shkuan për politikën,30.2 për gjykatat dhe 21.1 % për hipotekat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›